Stadiumi “Arena Kombëtare” mund të mos licencohet nga UEFA për ndeshjen kundër Islandës më 10 shtator. Institucioni më i madh i futbollit në Europë ka bërë me dije se duhet të përfundohet sheshi para stadiumit në mënyrë që impianti të licencohet.
Shembja e objekteve afër stadiumit ka ndodhur, por ende nuk është bërë tenderi që planikon nisjen e punimeve për rregullimin e sheshit. Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit mund të pengojnë licencimin e stadiumit.
FSHF-ja është e merakosur, pasi ka mundësi që sda me ishullorët të luhet në “Elbasan Arena” zbulon RTV Ora News, përcjellë gazeta Koha.
Stadiumi është drejt përfundimit, pasi më 5 gusht shtrohet tapeti, ndërsa më 15 gusht përfundon vendosja e stolave.