Sergio Ramos mund të jetë shumë afër largimit nga Real Madrid. Kjo është ajo që shkruan “Don Balon” dhe që mund të jetë më shumë se një thashethem merkatoje.
Kapiteni duket se është gati t’i thotë lamtumirë Madridit në fund të sezonit. Sipas portalit spanjoll, në fakt, qendërmbrojtësi ka vendosur të transferohet te Manchester United, me Jose Mourinho-n që është në kërkim të një lideri në mbrojtje për të rritur cilësinë e ekipit.
“Djajtë e Kuq” thuhet se kanë bërë gati një ofertë 100 milionë euro për të bindur “Los Blancos” që të heqin dorë nga kapiteni i tyre legjendar.
Gjithmonë sipas “Don Balon”, Ramos i ka kërkuar informacione Cristiano Ronaldo-s sezonin e kaluar në lidhje me qytetin e Mançesterit dhe atmosferën në Angli, duke marrë përgjigje pozitive.
Florentino Perez, nga ana tjetër, do të ishte gati ta pranonte një ofertë 100 milionë euro, edhe pse spanjolli do të jetë 33 vjeç sezonin e ardhshëm.