Karriera futbollistike e Lorik Canës ka marrë fund në ndeshjen Shqipëri-Rumani 1-0 në Europian, një mbyllje perfekte për kapitenin legjendar, që vendosi ta mbyllte aty, në moshën 33-vjeçare.
Zyrtarisht nuk ka pasur ende një ceremoni lamtumire, por vetë Loriku ka shpjeguar se e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe është u përkushtuar aktiviteteve të tjera, brenda e jashtë futbollit, në një kohë që po studion për trajner.
Tani vjen edhe njoftimi për ceremoninë e lamtumirës nga futbolli, sepse ish-kapiteni ynë do ta mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor, përpara ndeshjes zyrtare eliminatore Shqipëri-Itali.
Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje. Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për një nga ata që mund të përkufizohet legjendë e futbollit shqiptar.ka dhënë fund futbollit të luajtur, por për Lorik Canën shumë shpejt mund të hapet një hipotezë e bujshme e kthimit në fushë. Kriza e dëmtimeve në mbrojtje ka mbërthyer klubin e Lacios dhe sipas mediave italiane, emri i Canës është në listën e përforcimeve të mundshëm në këtë pikë të sezonit, mes lojtarëve që janë pa ekip. Dëmtimet e njëpasnjëshme të Uollas, Basta, Bastos dhe De Vrij detyrojnë Lacion të bëjë ndërhyrje sa më të shpejta, pasi ekipi luan çdo tre-katër ditë për shkak të impenjimeve në Europë.
“Mund të ndërhyjmë në merkaton e atyre që janë pa skuadër. Nuk është e thjeshtë të gjejmë futbollistë që mund të na ndihmojnë, por është një zgjidhje”, tha trajneri Simone Inzagi pas ndeshjes së mbrëmshme, të humbur me shifrat 4-1 përballë Napolit. Sipas “Il Messaggero”, Igli Tare ka që tani para syve një listë me futbollistë që mund t’i bëjnë punë në këtë pjesë të parë të sezonit, derisa të fillojë merkatoja e janarit.
Zakardo, Sanja, Leskot dhe Basong janë disa nga emrat që qarkullojnë në klub, ashtu si edhe ai i Lorik Canës. Ky i fundit ka më shumë se një vit që nuk shkel në fushat e lojës dhe në Itali e shohin pak të mundshëm një kthim të tijin në futbollin aktiv. Megjithatë, emri i Canës vazhdon të diskutohet si alternativë në klubin ku ai ka luajtur nga viti 2011, deri në vitin 2015.