Pritej transferimi në Kinë, te Shanghai por Stephan El Shaarawy i ka thënë “jo” ofertës së ardhur nga Azia që ishte 15 mln euro në sezon! Një shifër e çmendur, duke qenë se kërkesa për rinovim te Roma ishte vetëm 4 mln euro në sezon.
Sipas asaj që zbulon “Gazzetta dello Sport”, përfaqësuesit e futbollistit kishin kërkuar që të kishin liri për të biseduar me presidentin dhe trajnerin, në lidhje me lojtarin, për vendimmarrje dhe zgjedhje teknike… Kjo kërkesë nuk është pranuar dhe palët janë ndarë pa asnjë akord.