Goditje e rëndë për FIFA-n. Ditën e sotme në Paris është arrestuar zëvendëspresidenti i qeverisë së futbollit dhe njëkohësisht presidenti i konfederatës afrikane të futbollit CAF, Ahmad Ahmad. Sipas informacioneve, drejtuesi akuzohet për korrupsion dhe “akuza të lidhura me mandatin e tij si president i CAF.
FIFA nuk njeh detajet e lidhura me këtë hetim dhe nuk mund të shprehë një koment specifik”, shkruan organi më i lartë i futbollit.
“FIFA ka luftuar për të dalë nga kriza e korrupsionit të shpërthyer me arrestimet e shumë funksionarëve në maj 2015”. Pikërisht një skandal që ndjek pas fjalëve të Infantinos se tashmë “FIFA është e pastër dhe nuk ka më korrupsion”.