Do e mendonit ndonjëherë që një çantë e thjeshtë mund të kushtojë 4 milionë dollarë?! Çanta që shihni në fotografitë e publikuara kushton plot 4 milionë dollarë, ndërsa së fundmi është nxjerrë në ankand. Ajo që e bën këtë çantë të kushtojë kaq shumë, është fakti se është përdorur nga njeriu i parë që ka shkelur në Hënë, Neil Armstrong, në vitin 1969. Ai, çantën e përdori për të mbledhur gurë dhe rërë nga sipërfaqja e satelitit të Tokës. Kjo është pajisja e vetme që ka ndarë në shitje nga anija kozmike e cila hyri në histori.