Marcelo Brozovic e bëri të njëjtin veprim ndaj Lazios, si në ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori kroat i Interit, u shndërrua në mini-sensacion në rrjete sociale pas asaj ndërhyrje në gjuajtjen e lirë të Suarezit, ku u shtri poshtë murit për ta devijuar topin.
Të njëjtën gjë e bëri në ndeshjen kundër Lazios, por që “ndërhyrja” e tij kësaj radhe nuk ishte e nevojshme.’
Kjo lëvizje e tij ka filluar të njihet si ‘lëvizja e krokodilit’.
Ndoshta tani ekipet kundërshtare nuk do të tentojnë asnjëherë të gjuajnë poshtë murit, sa herë që 25-vjeçari të jetë në fushën e lojës.
https://www.youtube.com/watch?v=mi4cNf51JQA