E bën tatuazh në këmbë, Messi realizon ëndrrën argjentinasit

Mesfushori i skuadrës së Platense, që aderon në First National B realizoi ëndrrën e tij të jetës pasi i dha “Pleshtit” një fanellë të cilën e kishte mbajtur veshur nga koha kur luante te skuadra e Aldosivi.

Hernán Lamberti, nëpërmjet artistit të përbashkët të tatuazheve, i dërgoi yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messit një nga fanellat që kishte veshur në kohën kur luante te skuadra e Aldosivi, me qëllim përmbushjen e ëndrrës së jetës së tij. Në të vërtetë ëndrra e argjentinasit shkonte përtej dërgimit te Messi të jë fanelle.

Pasi mori fanellën e Lambertit, Lionel Messi ka pozuar me bluzën në duar dhe më pas, kjo foto u shndërrua në tatuazh në këmbën e Hernan.