Makinat elektrike në vendet evropiane kanë filluar të kenë përdorim të madhe këtë trend ngadalë dëshiron ta arrijë edhe Maqedonia për shkak efikasiteti ekonomik dhe ekologjik që kanë makinat elektrike. Mirëpo Maqedonia ende nuk posedon kushte të volitshme për përdorimin e tyre, kurse kryetari i Shkupit premton se do të ketë subvencione për përdoruesit e E-automobilave
Remzije BILALLI
Shkup, 24 shtator – Për shkak efikasitetit ekonomik dhe ekologjik që kanë, makinat elektrike në Maqedoni kanë filluar të përfshihen në tregun automobilistik. Kjo ka qenë edhe arsyeja që të organizohet “Java Evropiane e automobilave 2018, me ç’rast u prezantuan edhe automobilat elektrik në qytetin e Shkupit, si njëra ndër alternativat e mundshme për lëvizje në komunikacion, shkruan gazeta KOHA.
Njëri ndër organizatori kësaj ngjarje Oliver Velkovski nga organizata për automobila elektrike theksoi se aktiviteti “fusha elektrike” kanë për qëllim edukimin e nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme në drejtim të teknologjisë së re. Ai shtoi se për të nxitur blerjen e këtyre makinave qytetarët duhet të shoqërohen me sërë përfitimesh si subvencione, parkim falas, karikim falas dhe të tjera.
“Teknologjitë e reja vetëm se janë prezente në Maqedoni, mirëpo duhet të krijojmë kushte më të volitshme për përdorimin e tyre nga ana e qytetarëve. Me anë të subvencioneve direkete nga ana e qeverisë mund të krijohet strategji që këto automobila të përdorën në masë më të madhe nga qytetarët”, tha Velkovski.
Ndërkaq kryetari i EVN-së, Peter Shtefan, u shpreh se ata kanë filluar me investime në infrastrukturë për shfrytëzimin e automobilave elektrik , ndërsa gjatë kësaj periudhe do të bëjnë edhe instalimin e më shumë se tridhjetë karikuesve në vendet më të mëdha të Maqedonisë. Në këtë mënyrë do të ndikohet në uljen e ndotjes së ajrit dhe do të inkurajohen qytetarët për përdorimin e tyre. Për zgjedhjen e këtij problemi lidhur me infrastrukturën për automobila elektrike nga Telekomi i Maqedonisë u shprehën se janë të gatshëm për të ndihmuar.
“Kemi projekte të radhës si parking i zgjuar,ndriçim i zgjuar e kështu me radhë. Jemi drejtuar në këtë drejtim si rrjet më i madh i telekomunikacionit për të ndihmuar zhvillimin e kësaj teknologjie, andaj ne jemi të gatshëm për çfarëdolloj bashkëpunimi”, tha drejtori ekzekutiv Nikolla Jushev nga Telekomi i Maqedonisë.
Kryetari i Komunës së Shkupit, Petar Shilegov u shpreh se ardhmja e transportit qëndron tek automobilat elektrik për këtë arsye do ti stimulojmë qytetarët në mënyra të ndryshme për përdorimin e E-automobilave.
“Jemi duke marrë masat e nevojshme të cilat janë në kompetencën tonë. Do të stimulojmë qytetarët me anë të subvencioneve të ndryshme si parkim falas, mbushje falas dhe të tjera. Qyteti i Shkupit do të mbështes aktivitetet dhe qytetarët në lidhje me shfrytëzimin e E-automobilave për shkak efikasiteti ekonomik dhe si preventivë për mbrojtjen e ambientit”, tha Shilegov.
Ndërkaq të dhënat nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tregojnë se numri i automjeteve elektrike në mbarë botën është rritur në rekord prej 3.1 milion automjetesh, parashihet që me rritjen e kapacitetit të prodhimit të makinave elektrike deri në vitin 2030, do të ketë 125 deri në 220 milionë makina elektrike në botë. Në Maqedoni shitja e këtij lloji të makinave është shumë e vogël. Në bazë të dhënave nga 1,755 automjete të reja të shitura për gjashtë muajt e parë të këtij vitit, vetëm tre janë elektrikë dhe 27 janë hibridë. (koha.mk)