Gjatë gjithë këtij sezoni, Hysaj ka qenë në një dilemë të madhe te Napoli dhe gjithmonë është përfolur një largim i mundshëm, i mbrojtësit shqiptar. “Tuttosport”, raporton se Hysaj me shumë mundësi, do të largohet nga skuadra “partenopei” në fund të këtij sezoni.
Atletiko Mardid është duke e vëzhguar lojtarin me shumë kujdes, por ajo që e frenon klubin spanjoll është shifra e 40 milionë eurove, që kërkon Napoli.
Nga ana tjetër Hysaj ndiqet dhe nga Sarri, i cili e ka stërvitur lojtarin shqiptar tek Empoli dhe Napoli. Tekniku do të presë të shohë të ardhmen e tij dhe në skuadrën, që do të drejtojë, do të ketë si kërkesë ndaj klubit të ri, blerjen e Hysajt.
Do të jetë një verë e gjatë për shqiptarin, i cili nën drejtimin e Ançelotit, nuk po gjen dot formën më të mirë.