E ardhmja e Strakoshës në dyshim

33

E ardhmja e Thomas Strakoshës te Lazio mbetet në dyshim. Portieri shqiptar, sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, mund të largohet në muajin qershor nga klubi kryeqytetas.

Strakosha thuhet se është i pakënaqur me situatën e tij te klubi italian, pasi ka humbur vendin e titullarit pas problemeve që pati me trajnerin Inzaghi.

Portieri shqiptar thuhet se ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se dëshiron të largohet. 26-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm 630 minuta në Serie A.

Ai ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2022. Për portierin shqiptar interesim ka shprehur Borussia Dortmundi