Arjen Robben nuk do ta mbyllë karrierën këtë verë dhe është i vendosur të vazhdojë të luajë, kësaj radhe përtej oqeanit. Sulmuesi holandez mësohet se do të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luajtur në Major League Soccer ku ka marrë oferta të rëndësishme. Madje raportohet se 35-vjeçari ka ende oferta nga klube të rëndësishme në Europë por ka vendosur që të nënshkruajë kontratën e fundit me një klub në SHBA ku dhe do ta mbyllë atje karrierën si profesionist.