Inter do të paraqitet në ndeshjen e fundit të kampionatit në të njëjtat kushte si një vit më parë: zikaltrit duhet të fitojnë për të siguruar kualifikimin në Champions League.
Presidenti Zhang nuk do surpriza, Champions League është thelbësore për ekonominë e klubi dhe ai pret një reagim në fushë nga ana e Spalletti-t dhe lojtarëve.
Gjithsesi, ai ka përgatitur dy plane që duhen ndjekur në varësi të pozicionit të zikaltërve në klasifikim: i pari, që bazohet te kualifikimi në Champions, parashikon blerjet e Chiesa-s dhe Zapata-s, ndërsa i dyti, ai që bazohet të mosarritja e Champions-it, parashikon blerjet e Dzeko-s dhe Lukaku-t pas shitjes së Icardi-t.