Nuk ka paqe për Paulo Dybalan i cili po kalon momentin e tij më të vështirë që nga periudha që është bërë pjesë e Juventusit. 3 pankinat rradhazi janë një sinjal se “La Joya” nuk është më i pazëvendësueshëm te bardhezinjtë dhe e ardhmja e tij është vendosur në pikëpyetje. Dybala në verë mund t’i japë lamtumirën Juventusit pasi në drejtim të tij ka shumë oferta. Sëfundmi garës për të firmosur me yllin argjentinas i është shtuar edhe Manchester United që ka gati një ofertë prej 70 milionë Eurosh për Dybalan. Një shifër e ulët kjo për të kënaqur Juventusin por Jose Mourinho beson dhe ka bindjen se do ta transferojë Dybalan në Old Trafford.