Paulo Dybala është ende duke pritur për debutimin e tij në sezonin e ri, por ndërkohë, e ardhmja e ish-sulmuesit të Palermos, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me Juventusin, mbetet e paqartë. Distanca midis ofertës dhe kërkesës është e rëndësishme dhe, sipas britanikes “Daily Mail”, ekziston një numër faktorësh që sugjerojnë një lamtumirë sezonin e ardhshëm. Pirlo nuk e konsideron thelbësor, bashkëjetesa “Joyas” në fushë me Cristiano Ronaldon nuk do të ishte e lehtë dhe, përveç kësaj, do të shtoheshin problemet ekonomike të Juves, që burojnë nga Koronavirusi. Sipas këtij informacioni të “Daily Mail”, bardhezinjtë do të ishin të gatshëm ta shisnin Dybalan, aq sa ata tashmë kanë vendosur çmimin 80 milionë euro për sulmuesin.
Ndërkohë, raportohet se Chelsea është duke e monitoruar situatën e Paulo Dybalas. Sipas Tutto “Mercato Web” klubi anglez ka shprehur interesim konkret për yllin e Juventusit. Argjentinasi siç tham është në bisedime me Juventusin për vazhdimin e kontratës, që do ta mbante atë në Torino deri më 2025, por interesimi nga Chelsea mund të bëjë që e ardhmja e Dybalas të marrë kahje tjetër. Pos Chelsea, Manchester United dhe Tottenhami po e ndjekin nga afër situatën e argjentinasit.