Një e ardhme që mbetet e gjitha për t’u shkruar, por një vend në zemrën e tifozëve e ka zënë në saj të talentin që zotëron dhe një dashurie për ngjyrat kuqezi, që e ka treguar që në fillim…
Nuk e dimë ende nëse Inter do të blerë përfundimisht Rafinha nga Barcelona, në fund të këtij sezoni. Shumë do të varet nga kualifikimi i skuadrës së Luciano Spalletti në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Ajo që është e sigurt është se mesfushori brazilian, i huazuar në këtë sezon kushton 35 milionë euro dhe Barcelona nuk ka ndërmend të bëj ulje çmimi. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe babai-menaxher i lojtarit, ish-futbollisti kampion bote, Mazinho…
“Rafinha është shumë i lumtur te Inter, po punon mirë dhe po gjen hapësirë. Jemi shumë të lumtur, djali im është rritur shumë dhe tani mund të luajë një ndeshje për 90 minuta. Kemi një kontratë me Barcelonën dhe i takon Inter të vendosë nëse Rafinha do të qëndrojë apo jo. Gjithçka do të varet nga kualifikimi i Inter në Champions League.”