Juan Cuadrado është në një pozicion delikat në këtë fund sezoni, teksa ai dëshiron të qëndrojë tek Juventus, por klubi ka plane të tjera për të.
Largimi i Allegrit e mban pezull kolumbianin dhe kontrata që i skadon në qershor të vitit 2020 ka bërë që Juventus të vihet në lëvizje. Për të nuk parashikohet ndonjë rinovim, për këtë duan ta shesin pa i përfunduar kontrata.
Për pak ditë Cuadrado bën 31 vjeç dhe Juventus e sheh si një mënyrë për të bërë ca para nga shitja e tij. Ai luan si mbrojtës dhe si sulmues në krahun e majtë.
Sezonin e kaluar pati zëra se Milani ishte i interesuar për të dhe Leonardo tentoi ta përfshijë atë në mega-operacionin ku u bë pjesë Higuain, Bonucci dhe Caldara. Gjithsesi Allegri e mbajti në skuadër, mirëpo interesi i Milanit për Cuadradon mbetet aty, por e paqartë në këtë sezon është e ardhmja e Leonardo dhe pjesëmarrja në Champions League që e lënë për pak kohë pezull edhe kolumbianin.