Valon Berisha u transferua me jo pak bujë nga Salcburgu te Lacio, por në kampionatin italian ai nuk ka arritur të gjejë veten. Mesfushori shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Kosovës, ka rënë pre e dëmtimeve të shumta në sezonin që lamë pas, duke u kthyer në dhimbje koke për trajnerin Simone Inzagi.
E ardhmja e tij, pritet të jetë në Salcburg sërish duke qenë se Lacio synon të marrë një tjetër mesfushor dhe Berishën, ta përfshijë në operacion. Në kampionatin austriak, aty ku Berisha shkëlqente vite më parë, duket se është i mirëpritur te ish-skuadra e tij dhe ku synon që të rikthehet edhe një herë në nivelin që ishte dikur.
Sakaq, ditën e sotme Berisha ka kryer vizitat mjekësore te Lacio dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Inzagi, deri në momentin që do të gjendet një skuadër tjetër për të. Valon Berisha, së bashku me Riza Durmishin ishin dy shqiptarët që iu bashkuan Strakoshës te Lacio.