Trajneri i ekipit brazilian u betua në një konferencë për shtyp se ajo që u tha në lidhje me një dron, që spiunonte stërvitjen e Perusë, ishte diçka e rreme. Ai u përqendrua te kundërshtari dhe i uroj Neymar shërim të shpejtë.
Ndryshimet në sulm – “Nuk do ta them formacionin, por kemi lojtarë të mjaftueshëm, me karakteristika të ndryshme, që i japin ekipit gjëra të rëndësishme”.
Fernandinho – “Nuk do të jetë kundër Perusë, e konfirmoj këtë. Nuk është mirë fizikisht”.
Formacioni kundër Perusë – “Nuk mund ta them. I kam parë duke punuar fort të gjithë lojtarët, i di nevojat që kam për t’iu kundërvënë Perusë, ndaj e kam në mendje formacionin. Ndoshta luajmë me modulin 4-1-4-1, nuk mund të them më tepër”.
Sulmi – “Procesi krijues duhet të përmirësohet dhe të përkthehet në finalizim të rasteve të krijuara. Mungesa e finalizimit na kushton, por dje kemi punuar mirë në këtë drejtim”.
Coutinho – “Jam i kënaqur me të, mund të përmirësohet akoma. Të gjithë lojtarët duhet të krijojë dhe është e padrejtë për ta vënë barrën kryesore te një lojtar, si Firmino, Allan, Arthur… Çdo futbollist duhet të prodhojë lojë”.
Vizita e Neymar – “Ai erdhi për një vizitë te dr. Rodrigo Lasmar. E takova, i dhashë një përqafim dhe i urova shërim sa më të shpejtë”.
Spiunim stërvitjes së Peru – “Betohem se nuk e kam bërë diçka të tillë, as kam ngritur dron për të filmuar si stërvitet Peruja. Kur stërvitja e kundërshtarit është e hapur, dërgoj ndonjë njeri ta shikojë; në qoftë se ajo është e mbyllur, as marr mundimin ta spiunoj. Nuk e kam bërë kurrë atë gjë”.