Një 20-vjeçare është shpërfytyruar nga babai i saj me acid, pasi kjo e fundit e akuzoi atë për shitjen e femrave për prostitucion. Khushboo Devi ishte në gjumë me bashkëshortin e saj dhe vajzën, kur Manik Chandra trokiti në derën e shtëpisë së saj në Uttar Pradesh, që ndodhet në veri të Indisë. Kur vajza hapi derën, ai i hodhi një shishe me acid në fytyrë. Nga ky sulm ka mbetur i dëmtuar edhe burri i saj Vinod Kumar, 26 vjeç, e vajza e çiftit të ri, Trisha. Të tre anëtarët e familjes përfunduan në spital me djegie në fytyrë, shpatulla, krahë dhe duar. Kushboo shprehet se do të bëjë të pamundurën që babai i saj 40 vjeç ta kalojë gjithë jetën në burg për shkak të krimeve të shumta që ka bërë ndaj femrave. “Babai më hodhi acid në fytyrë sepse unë di gjithçka rreth tij. Ai e di se do të rrijë në burg përgjatë gjithë jetës për sekretet që unë ia di; numrin e martesave, blerjen dhe shitjen e vajzave herë pas herë”, tha ajo.