Arman Premjee, student nga Kalifornia, ishte akuzuar se kishte përdhunuar një studentet të Universitetit të Kalifornisë Jugore më 1 prill. Ndjekësit penal kishin thënë që vajza e paemëruar kishte qenë tejet e dehur për ta miratuar aktin. Por videot e sigurimit shfaqin vajzën teksa e merr me vete djaloshin nga klubi i natës “Banditos Taco & Tequila” në Los Angeles, ku edhe ishin takuar. Jashtë klubit të natës, ajo shihet duke bërë gjeste seksuale para një shoqe, prapa shpinës së Premjee-s. Kamerat në konviktin e saj po ashtu kishin zënë vajzën duke e futur Premjee-n brenda. Gjykatësi hodhi poshtë rastin duke thënë që dukej se vajza ishte iniciatorja e atij akti.