Ndodhi në sfidën mes Aleksander Zverev dhe Damir Dzumhur në fushën qëndrore të “Romald Garros”. Tenisti boshnjak niset drejt mesit të fushës për të kapur një top të goditur nga vetë ai, i cili shkoi në lartësi pa e kaluar rrjetën, ndërkohë që të njëjtën gjë bën edhe një djalosh i caktuar për të kapur topat. Më kokën lart, pa e kuptuar se po shkonim përballë njëri-tjetrit, Dzumhur e plas në tokë kapësin e topave, të cilit iu desh pak kohë që të merrte veten.