Alan Dzagoev është mes lojtarëve më të rëndësishëm në Europë që janë në vitin e fundit të kontratës. Fantazisti rus po luan sezonin e 10-të me CSKA-në e Moskës, por duket se ky do të jetë viti i fundit që tifozët do ta shikojnë me fanellën e kuqe, pasi e ardhmja e tij është larg Rusisë. 28-vjeçari nuk ka patur bisedime të suksesshme me drejtuesit për rinovimin e kontratës dhe po mendon të marrë parasysh ofertat nga Italia, Spanja e Anglia. Sevilla, Roma, Arsenal e Dortmundi po fërkojnë duart dhe që nga 1 Janari i 2019 mund të negociojnë me mesfushorin për ta afruar me parametër zero.