Shkup, 21 tetor – Betohem se do ta mbroj lirinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të RMV-së, thanë mes tjerash në betimin solemn 40 kadetët nga klasa e 24-të e Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup, të cilët do ta fillojnë arsimin ushtarak, ndërsa ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u tha se vetëm qielli të jetë kufi, të hapërojnë përpara dhe të mos e shuajnë etjen për dije.
Çdo sekondë të kaluar në këtë Akademi, u tha Shekerinska 25 kadetëve nga Maqedonia e Veriut, tetë nga Mali i Zi, gjashtë nga BeH-ja dhe një nga Kosova, ta shfrytëzojnë si të jenë oficer më i mirë, sepse ai përkushtim është përbërje për çdo karrierë të suksesshme.
Ajo theksoi se në klasën e re të 24-të tani më shihen rezultatet lidhur me Rezolutën që ka të bëjë me gratë, paqen dhe sigurinë, ndërsa ajo është barazia gjinore dhe perspektiva. Sivjet arsimin ushtarak e fillojnë 18 gra dhe 22 burra, ndërsa të gjithë ata janë të parat në arsimin ushtarak si vend anëtar i Aleancës dhe janë të barabartë nga të gjitha institucionet e larta arsimore të Aleatëve.
Në aktin e parë të oficerëve, toger, u promovuan 27 kadetë nga klasa e 20-të të cilët e përfundojnë arsimin e tyre ushtarak në Akademi. Prej tyre, 19 janë nga Maqedonia e Veriut, tre nga Mali i Zi, katër nga Bosnje e Hercegovina dhe një nga Kosova.