Shkup, 10 tetor – Prokuroria Publike e Ohrit konfirmon përgjegjësi penale për vdekjen e fëmijës dyvjeçar nga Ohri, i cili vdiq këtë vit në Repartin për fëmijë në Qendrën Mjekësore në Ohër. “Prokuroria Themelore Publike e Ohrit e ka marrë Protokollin e seksionit nga ekspertiza e kryer gjyqësore e fëmijës dyvjeçare, i cili vdiq në gusht të këtij vitit në Repartin për fëmijë në Qendrën Mjekësore të Ohrit. Diagnoza patologjike-histologjike dhe rezultatet nga analizat toksikologjike tregojnë se vdekja te fëmija ka ardhur për shkak të ndezjes së të dy krahëve të mushkërive, pas çka infeksioni duke hyrë në gjak ka shkaktuar sepsë”, theksohet në kumtesën nga Prokuroria, ndërsa bëhet e ditur se dyvjeçari u mjekua gabimisht. Prej atje thonë se fëmija për herë të parë është pranuar më 25-të gusht dhe pas terapisë së shkruar është lëshuar në shtëpi. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, fëmija dy herë është sjellë në spitalin e Ohrit, herën e fundit pa shenja jete.