Sonte ka ndodhur një shpërthim në spitalin modular të virusit korona në Tetovë.
Sipas burimeve të mediave, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësorë. Është djegur tërësisht spitali modular, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit. Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave. Në orët në vijim do t`ju sjellim informata më të detajuara.