Dyshohet për shpërthim të dy granatave në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”, për shkak se dyshohet që në afërsi të saj janë hedhur dy granata dore.
Burime Express bëjnë me dije se policia janë në kërkim të tre të dyshuarve, të cilët besohet të kenë hedhur granatat.
Policia e Kosovës gjendet ne vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.
Burimet bëjnë me dije po ashtu se nuk ka pasur ndonjë lëndim nga shpërthimi.
Gazeta ka tentuar të kontaktojë Policinë lidhur me rastin, por ende nuk ka marrë përgjigje.