Ky dimër mund të ëmbëlsohet shumë thjesht, vetëm me dy përbërës të ëmbël dhe aromatikë – mollë dhe kanellë. Ja se si ta përgatisni atë.
– Receta e mollës dhe kanellës: Zgjidhni mollët që ju preferoni. Ju këshillojmë mollët e arta për një lëng të ëmbël, mollët “Smith” nëse e doni lëngun pak më të hidhur dhe mollët “Fuji” në qoftë se ju doni diçka shumë më të lehtë dhe të freskët. Hiqni farat pas larjes, pastaj shtrydhini bashkë me lëkurat e tyre. Shërbejeni duke u shtuar pluhur kanelle, transmeton albeu. Nëse ju dëshironi, ju mund të shtoni një dardhë dhe xhenxhefil për ta bërë më të shijshme pijen tuaj.
– Vetitë e pijes me mollë dhe kanellë: Kjo pije është shumë e mirë për trupin. Mollët, në fakt, janë të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C, si dhe ndihmojnë për të ulur nivelet e kolesterolit në gjak. Kanella, gjithashtu, është e dobishme në dietë, sepse lehtëson përthithjen e sheqerit në gjak dhe ka veti “thermogenic”, që ndihmojnë për të djegur dhjamin, sidomos ato që grumbullohen në bark. Me pak fjalë, në qoftë se ju keni probleme me dhjamin, kanella është zgjidhja dhe kjo pije detoksikimi me fruta dhe perime në mëngjes me një stomak bosh, do t’ju ndihmojë të eliminoni të gjitha toksina.