Një protokoll i ndeshjes nga Botërori U-17 i futbollit që po mbahet në Indi, ka shkaktuar habi. Te përfaqësuesja e Nigerit, shtatë prej 21 futbollistëve të përfaqësueses janë të lindur në ditën e njëjtë, raporton Blick. Pesë prej tyre kanë ditëlindjen më 1 janar të vitit 2000 dhe dy më 1 janar të vitit 2011, përcjell Koha Ditore.
Ndonjë mrekulli statistikore apo ndonjë mashtrim me moshë? Mundësia që të ketë një rastësi të tillë në përbërje është gati zero. Madje edhe mundësia që tre lojtarë të jenë lindur në të njëjtën ditë nga një skuadër prej 21 futbollistëve, është thuajse më e vogël se një për qind.
Pra, manipulim? Motivi është i qartë: Të drejtë loje kanë lojtarët e rinj të lindur në vitin 2000 apo edhe më të rinj. Pesë lojtarë të Nigerit arritën për pak të zënë vend në Botërorin U-17 të Nigerit, që është debutim për të. Interesante është se të pestët, sipas të dhënave, janë lindur në një ditë.
“Myslimanët nuk festojnë ditëlindjet e tyre dhe kështu nuk regjistrojnë ditëlindjen e tyre. Ata deklarojnë moshën e tyre vetëm kur t’u duhet një pasaportë”, thotë seleksionuesi i Nigerit, Luis Verdini. Me këta lojtarë, trajneri brazilian arriti në 1/8 e finales.
Por, FIFA dëshiron qartësi në këto të dhëna. Me anë të imazheve të rezonancës magnetike të ashtit të dorës, FIFA vlerëson se mund të dihet mosha e personit me saktësi deri 99 për qind.
Sipas medieve, plot 26 lojtarë kanë dalë se kanë një moshë më të madhe se që kanë deklaruar. Edhe te Nigeri ka pasur raste. Edhe nëse Nigeri fiton të mërkurën 1/8 e finales kundër Ganës, prapë qëndrimi në turne nuk është aspak i sigurt.