Një nënë e një 20-vjeçari të vdekur, ka ngritur akuza ndaj Spitalit Universitar të Bazelit në Zvicër. Ajo pohon se mjekët e këtij spitali janë të përfshirë në trafikim të organeve njerëzore. Në historinë e një shtetasi 20-vjeçar gjerman, Spitali Universitar i Bazelit ka luajtur një rol të rëndësishëm. Djaloshi i ri është transportuar më 6 gusht të këtij viti me ambulancë, nga lokacioni gjerman Maulburg për në Bazel. Sipas një raporti të së përditshmes zvicerane “Basler Zeitung”, rrethanat e vdekjes janë shumë misterioze. Natën e kobshme, njëzetvjeçari kishte kaluar natën tek një i njohur në Maulburg. Pasi ishte rrëzuar nga divani, ai kishte qëndruar i shtrirë në te, pa mundur të flasë dhe me lëndime të rënda trupore, e më pas ishte thirr një mjeke kujdestare. Autoritetet gjermane dyshojnë në krim.
“Ai dukej sikur të kishte rënë nga kati i pestë e jo nga divani”, rrëfen për gazetën në fjalë e ëma e 20-vjeçarit, përcjellë “shtegu.com”. Pasi gjatë arritjes së ambulancës nuk janë gjetur gjurma gjaku tek ai, dukej sikur dikush ta kishte veshur, pas pësimit të lëndimeve të rënda trupore. Policia e krimeve të rënda është duke hetuar për veprën penale “vrasje të qëllimshme”. Raporti i mjekes kujdestar shkruan se pacienti ishte dërguar në Bazel me qëllim që t`i hiqen organet. Mbetet e paqartë përse atij i është dashur t`i hiqen organet dhe përse nuk u dërgua në ndonjë spital gjerman. Mjekja përgjegjëse nuk ka qenë e kapshme për deklaratë, thuhet më tej në gazetë.
Gjithnjë e më tepër po shtohen pyetjet në Bazel, ndërsa të vdekurit nuk ka qenë e mundur t`i hiqen organet pasi ato nuk ka në qenë në gjendje të duhur. Nga ana tjetër, nëna e të ndjerit pohon se askush nuk ka mundur të dëshmojë se djalit të saj nuk i janë transplantuar ato. Gruaja gjermane nuk përjashton mundësinë se djali i saj në Bazel është pritur nga një person i caktuar i zinxhirit të manipulimit me organe njerëzore. “Është interesante se vdekjen e ka konstatuar një mjek i panjohur. Përse është shkruar kështu, ne nuk kemi njohuri”, pohon Stefan Suter, avokati i gruas gjermane. Në fillim ajo nuk ishte lejuar të shohë djalin e saj të vdekur. Tani, ajo frikësohet se djalit të saj i janë hequr organet pa vullnetin e tij, ndërsa më pas rastin e kanë mbuluar me obduksion. E gjithë kjo lindë dyshimin se mjekët e Spitalit Universitar të Bazelit janë në kontakt me mjekët e urgjencës, të cilët në raste të caktuara ftohen që t`i heqin organet në raste të caktuara, pasi lista e pritjes për organe të dhuruara është e gjatë.
Spitali Universitar i Bazelit nuk ka njohuri me ndonjë hetim nga Prokuroria lidhur me rastin, ka pohuar zëdhënësi Martin Jordan. (shtegu.com)