Në momentin që sapo ju ka zënë gjumi, gjëja më e keqe është që të ndërpriteni nga gërhitja e partnerit tuaj. Por, më në fund, duket se ka një zgjidhje. Një dyshek i ri i “zgjuar” është dizenjuar me qëllimin që të ndalojë gërhitësit që të gërhasin. Dysheku i përshtatet pozicioneve të ndryshme të trupit, ndërsa në momentin që dëgjon të gërhitura, i ngre kokën personit në mënyrë që ai/ajo të ketë një frymëmarrje pa zhurmë. Jo vetëm kaq, ky dyshek mund të përdoret edhe si zile zgjimi në mëngjes. “360 Smart Bed” është prezantuar në ekspozitën e teknologjisë në Las Vegas.