Ndërkohë që po diskutohet mbi zgjedhjet e suksesshme në Kosovë, sytë janë kthyer sërish nga politika në Shqipëri e cila vazhdon të jetë në krizë.
Gjatë një debati në studio, gazetari i njohur Denis Dyrnjaja, ka propozuar si kandidate për kryeministre Grida Dumën, ish deputete e PD.
Dyrnjaja: Gjynah me pushtetin, ky është halli që kemi ne këtu. Atëherë hap krahun, le të vijë një figurë tjetër brenda partisë tënde që të jetë me kreditë më të besueshme. Të mos jetë me katapulta.
I referohem opozitës. Pse mos jetë Grida Duma njeriu që të jetë nesër për kryeministre, pse të mos jetë dikush tjetër.
Nëse ke 5 çështje që ti i ke mbi kurriz me pikëpyetje, hape krahun se po bllokon opozitën more zotëri. Hape krahun të vijnë të tjerët.
Hap debatin brenda opozitës, hap strukturat që të ketë debat, të prodhohet reaksion politik. Është e uzurpuar PD, nuk ka garë brenda PD.