Dyqind e tre shoferë janë sanksionuar për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 17 nëntor – Dyqind e tre shoferë janë sanksionuar në territorin e të gjithë vendit prej mbrëmë deri në orët e hershme të mëngjesit prej orës 22:00 deri në orën 04:00 për shkak të pranisë së alkoolit në gjak, raporton KOHA.

Në kontrollin e zbatuar republikan për zbulimin e drejtuesve të automjeteve të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit kanë marrë pjesë sektorët e sigurisë në komunikacionin rrugor në të gjithë sektorët e punëve të brendshme dhe njësiti mobil i sigurisë së komunikacionit në rrugë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Janë zbuluar edhe 213 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë sanksione përkatëse. (koha.mk)