Në fund të vitit 2017 ylli amerikan i hip-hopit, Nelly, kishte interpretuar në një koncert me audiencë vetëm meshkuj në Jeddah të Arabisë Saudite.
Këngëtari amerikan Toby Keith u bë kryelajm me një koncert të ngjashëm në fillim të këtij viti. Këto koncerte u shënuan si përparime historike, në një shtet të rreptë, ku muzika qartë konsiderohej “haram”, shkruan Koha Ditore.
Është thuajse sureale të shohësh videoklipet e Nellyt, ku ai feston në një vend i ndaluar për femrat: në fakt pop-kultura prej kohësh mbretëron në këtë Mbretëri – dhe qendra e saj e vitit 1980 ishte një dyqan ilegal kasetash.
Në verën e vitit 1988 nëna ime, motra ime 7-vjeçare dhe unë (një 13-vjeçare dhe fanatike e muzikës) u zhvendosëm nga Londra në Al-Khobar, në provincën lindore të Arabisë Saudite… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)