Nju-Delhi, 4 nëntor – Të paktën 12 persona e humbën jetën gjatë kësaj jave si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm monsunik të cilat e vërshuan shtetin jugor indian Tamil Nadu. Disa mijë persona janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në strehimore të përkohshme. Shkollat në qytetin Çanaj dhe qytetet e tjera bregdetare janë mbyllur dhe meteorologët paralajmërojnë se më shumë shira të rrëmbyeshme priten gjatë fundjavës. Në kumtesën e sotme të Qeverisë thuhet se mbi 10.000 persona ndodhen në 105 kampe shtetërore për akomodimin e përkohshëm në vërshimet në rajonet e ulëta në Çanaj dhe periferinë e tij.