Dymbëdhjetë të infektuar të rinj nga Kovid-19 në Kërçovë

52

Kërçovë, 2 gusht – Dymbëdhjetë të infektuar të rinj, tre persona të shëruar dhe një i vdekur është bilanci i sotëm nga situata me Kovid-19 në Kërçovë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë ka arritur në 172, nga të cilët 105 janë aktivë, 58 janë shëruar dhe nëntë persona e kanë humbur jetën.

“Sot tek ne janë shënuar 12 persona të rinj të infektuar. Të gjithë mjekohen në kushte të shtëpisë, nën mbikëqyrjen e mjekëve të tyre amë dhe gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore është stabile. Kuptohet të gjithë janë në izolim, Tre persona e fituan betejën me virusin. Nga ana tjetër sot për fat të keq kemi një pacient të vdekur të moshës 72 vjeçare, që e humbi betejën me virusin”, theksoi dr.Xhabir Bajrami, anëtar i shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai apeloi tek të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.

Comments are closed.