Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër persona me lëndime më të lehta në gjithsej 12 aksidente që kanë ndodhur dje në rajonin e SPB-së Shkup. Nga MPB informojnë se prej gjithsej 12 aksidenteve, katër janë me lëndime trupore, një me lëndime të rënda trupore dhe shtatë me dëm material. Policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe pesë shoferë të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës të cilët nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 12 automjete. Njëmbëdhjetë prej tyre për shkak të automjetit të paregjistruar, ndërsa dy për shkak të automjetit të pakontrolluar teknikisht. Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shoferë prej të cilëve tetë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, 11 kanë drejtuar automjetin para se të marrin patentë shoferi dhe një shofer fillestar. Janë zënë edhe 79 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë mënjanuar 64 automjete.