Dy këmbësorë janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 12 aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të shkeljeve, në mesin e së cilëve pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë nuk i kanë respektuar semaforët, gjegjësisht kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe 22 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur 111 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë hequr 82 automjete.
Nesër me fillim në orën 17:30 në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në kuadër të Ligës së kampionëve do të zhvillohet ndeshje në hendboll midis KH Metalurg dhe Sporting Lisbonë, Portugali.
Të dielën me fillim në orën 17:00 në Qendrën sportive “Jane Sandanski” në kuadër të Ligës së kampionëve do të zhvillohet ndeshje ndërkombëtare midis KH Vardar dhe Zagreb Kroaci.
Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe zhvillimit të sigurt të komunikacionit, nga policia rrugore do të ndërmerren masa përkatëse për sigurimin e komunikacionit, ndërsa varësisht gjendjeve momentale është i mundshëm rikahëzim i komunikacionit.