Shkup, 28 nëntor – Një person ka marrë lëndime të të rënda trupore, ndërsa tre janë lënduar lehtë në gjithsej 12 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në qytetin e Shkupit. Në tetë aksidente është shkaktuar dëm material.
Sipas buletinit të SPB të Shkupit, 29 shoferë kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar dy shoferë të cilët kanë qenë në ndikimin e alkoolit, tetë shoferë kanë vozitur para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tre fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe shtatë automjete të paregjistruara.
Policia e komunikacionit ka shqiptuar 88 gjoba për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 70 vetura.
Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, një shofer i cili nuk ka dhënë leje për tejkalim, dy për rreshtim jo të drejtë, tre për parakalim jo të rregullt dhe pesë shoferë për mosposedim të pajises së nevojshme për dimër.