Dyfishohet shpërblimi për informacione për vrasjen e Oliver Ivanoviçit
Prishtinë, 29 tetor 2018 – Më shumë se nëntë muaj pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, ende nuk ka kurrfarë informacione për autorët dhe motivet për atentatin, për çka policia e Kosovës sot bëri të ditur se e dyfishon shpërblimin për informacionet të cilat do të ndihmonin në zbardhjen e rastit, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për resurse i policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, deklaroi se shpërblimi për informacione të dobishme në lidhje me këtë ngjarje, në vend të 10.000 eurove të deritanishme, tani është 20.000 euro.
Ivanoviq ishte vrarë mëngjesin e 16 janarit të këtij viti para selisë së partisë së tij Iniciativa Qytetare “Serbi, demokraci, drejtësi”(SDP) në Mitrovicën e Veriut.
Ky atentat shkaktoi reagime të ashpra dhe një varg spekulimesh për autorët dhe motivet e mundshme, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.
Rastin e ka në dorë Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërsa edhe pas gjithsej nëntë muajve pas vrasjes nuk ka kurrfarë shenjash për çfarëdo lloj progresi në hetim.