Shkup, 15 mars – Pothuajse dyfish më të larta nga mesatarja për muajin mars janë nivelet e lumit Vardar në Veles dhe Zajçev Rid, Treska në Makedonski brod, Pçinja në Banjën e Katlanovës dhe Sateska në Botun, kumtoi DPHM.
Rritje, por jo drastike, janë matur te Lumi Vardar në Jegunoc, te Krivareka në Kriva Pallankë dhe te Bregallnica në Shtip.
Matjet hidrologjike tregojnë nivele më të ulëta të lumenjve për disa centimetra nga mesatarja për muajin mars te lumi Bregalnicë në Berovë dhe Drini i Zi në Lozhan.
Situata në Liqenin e Prespës, të Ohrit dhe të Dojranit është pothuajse e pandryshuar.