Pronari i Palermos Maurizio Zamparini pretendon se sulmuesi i Juventus Paulo Dybala akoma e ka kuptuar që paraja nuk të blen lumturinë dhe se ka humbur entuziazmin. Dybala e nisi mirë sezonin duke shënuar 10 gola në gjashtë ndeshjet e para të Serie A, por sulmuesi ka shënuar vetëm dy gola në 10 ndeshjet e fundit duke mos gjetur rrjetën në asnjë prej ndeshjeve të Juve-s në Champions League.
“Ai po kalon një moment të vështirë, por nuk është për t’u shqetësuar,” shprehet Zamparini, i cili ka sjellë 24-vjeçarin në Evropë, për Corriere dello Sport. “Është një periudhë që e kalojnë të gjithë, sidomos ata që një moment fitojnë 400,000 euro dhe në tjetrin 10 mln euro. Është për të qeshur.
“Ai akoma nuk e ka kuptuar që paraja nuk të blen lumturinë, dhe kjo do të ketë prishur balancat e tij, por ai është një djalë i zgjuar dhe do të dalë nga kjo situatë. Nuk kam asnjë këshillë për Marotta-n apo Allegri-n, të cilët po bëjnë një punë të mirë. Ata thjeshtë duhet të presin me durim derisa t’i rikthehet entuziazmi.”