Dybala takohet me Pogban

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është fotografuar me yllin e Manchester United, Paul Pogba, duke rritur më shumë spekulimet për një rikthim te Juventusi. Francezi u largua nga bardhezinjtë për një shumë rekorde në vitin 2016, por këtë sezon marrëdhëniet e tij me menaxherin Jose Mourinho janë totalisht në pikën zero.

Juve u takua me agjentin e tij, Mino Raiola sot dhe temë kryesore ishte rinovimi me Moise Kean, por edhe rikthimi i mundshëm i Old Trafford nëse Mourinho është në United deri në fund të sezonit.

Këtë mbrëmje Dybala ka postuar një fotografi me Pogban në Twitter, me juventinët që komentuan “sille në shtëpi, Paolo” dhe “ne po të presim Paul”.