Mes të tashmes dhe të ardhmes, Paulo Dybala, tregon atë që po ndodh te Juventus. Në diskutim futet edhe kontrata e re, që mbetet një çështje e hapur duke parë ofertat që i kanë ardhur nga skuadrat më në zë të Europës, por prioriteti mbetet vetëm një: Juventus. “Mbetet shumë pak për firmosjen e kontratës së re. Jemi shumë pranë, në ditët e ardhshme menaxheri im do të jetë në Itali për të diskutuar me Marotta. Besoj se do të firmosë rinovimin me Juventus sepse kjo është dëshira dhe mendimin im,” – tha sulmuesi argjentinas.
Moduli i ri që po përdor Allegri nuk i jep shumë mundësi shënimi sulmuesit Dybala. “Goli më mungon, por jam i qetë. Po luaj mirë dhe me vendosjen e re më shuhet të luajë më larg portës dhe të krijoj për sulmuesit e tjerë. Megjithatë, edhe mua më është dhënë mundësia për të shënuar ndaj Inter dhe Crotone, por nuk pata fat.” Pas dy ditësh do të jetë ndeshja kundër Palermo, skuadra e parë italiane për të. “E mbaj mend ende festën në ditën që fituan të drejtën për t’u kthyer në Serie A.” – tha Dybala.
Më pas, Dybala shtoi: “Më kanë dhënë që Del Piero është zëvendësuar 19 herë në sezonin e tij të fundit. Ndoshta tani do të jem unë që do të kërkojë vetë zëvendësimin. Për të thyer rekordin e tij të golave dhe ndeshjeve është e pamundur, kësisoj mund të vazhdojë të jem në garë për rekordin e zëvendësimeve. Përtej shakave gjithçka është në dorë në Allegri dhe fakti që nuk e takova para dy ndeshjes kur më zëvendësoi është një gabim i madh që nuk do ta përsëris më në të ardhmen.”