Dybala nis bisedimet me Unitedin

Agjenti i Paulo Dybalas raportohet se është në Angli për të negociuar kalimin e lojtarit tek Manchester Unitedi duke e shkëmbyer kokë më kokë me Romelu Lukakun. Sipas mediave italiane dhe angleze, argjentinasi po kërkon pagë 10 milionë euro në vit. Për Lukakun e Unitedit së fundmi interesim ka shprehur edhe Interi.