Liverpool dëshiron ta transferojë Paulo Dybalan nga Juventusi. Ylli argjentinas nuk po luan rregullisht te ‘Zonja e Vjetër’, andaj është i hapur që të largohet në verë, përcjell lajmi.net nga Tuttomercato.
Dybala ka shënuar nëntë gola në 35 paraqitje te Juventusi, gjersa Jurgen Klopp thuhet se e dëshiron transferimin e tij në Anfield. Argjentinasi është duke u kërkuar edhe nga Manchester United, ndërsa skuadra italiane kërkon 120 milionë euro nga shitja e tij.