E ardhmja e Paulo Dybala është kthyer si një lojë “puzzle”. Juventus dëshiron ti rinovoj kontratën duke i përmirësuar ndjeshëm aspektin financiar, Barcelona dhe Real Madrid e joshin me emrin e madh që kanë dhe projektet afatgjate me synimin për të dominuar futbollin spanjoll dhe sigurisht në Europë. Media pranë klubit katalanas “El Mundo Deportivo” raporton se në ditët e ardhshme në drejtim të Juventus-it pritet të vij një ofertë e majme për sulmuesin argjentinas, e cila mund të detyroj bardhezinjtë të shesin sërish një yll dhe të vendosin një rekord të ri në botën e transferimeve.
Dëshira e Dybala-s është të luaj për Real Madrid-in ose Barcelona-n dhe ky është një tregues i qartë për të besuar se sulmuesi i talentuar mund të ndryshoj ambient gjatë verës, sidomos në rast se Juve sërish dështon të kalojë katalanasit në Champions. Mediat angleze më konkretisht “The Sun” shkruan se Dybala mund t’i bashkohet katalanasve prej faktit se Messi e shikon 23-vjeçarin si partnerin e tij ideal në sulm dhe u ka dhënë “OK”-in drejtuesve të klubit.
Ndërkohë ylli tjetër i ekipit Neymar dëshiron që në verë të afrohet patrioti i tij Coutinho-n. Kapiteni i Brazilit, e njeh mjaft mirë mënyrën e lojës së yllit të Liverpool-it dhe e dëshiron atë me çdo kushtë në “Cam Nou”. Situata është e ndërlikuar, me dy liderat e skuadrës që kanë vendosur veton. E ardhmja e Dybala-s ende është e paqartë: Të rinovoj me Juventus-in, t’i bashkohet Realit apo të dëgjoj këshillën e Messi-t për të veshur fanellën e katalanasve.