Paulo Dybala është ëndrra e shumë klubeve të mëdhenj, por Juventusi nuk ka ndërmend të ndahet nga një prej sulmuesve më të mirë në botë. Megjithatë, një ndarje Dybala e ka pasur kohët e fundit, sepse është ndarë nga e dashura Antonela Kavalieri. Tani argjentinasi frekuentohet me modelen Xhinevra Soci. Kjo e fundit ka zbuluar si është njohur me Paulon: “Jemi takuar rastësisht në një ishull në Spanjë. Që atëherë më shkruante e flisnim shpesh, sepse më tha që lidhja e tij ishte e mbyllur praktikisht. Realisht, kur u takuam për herë të parë nuk e dija kush ishte, as e kisha idenë që ishte futbollist me emër”.