Dybala mund t’ia dalë për takimin me Lyonin

17

Ndeshjen e humbur kundër Romës e ka parë vetëm nga shkallët e stadiumit të boshatisur. Shkak për këtë është bërë një dëmtim në kofshën e majtë, i cili e mban atë në dyshim për kthimin e 1/8 finale të Champions-it. Prania e Paulo Dybala ndaj Lyonit nuk është akoma e sigurt, megjithatë, së shpejti mund të kemi lajme pozitive. Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, në fakt, “Joya” ishte pjesë e stërvitjes atletike të dielën, pasi morri OK nga mjekët.

Ky është hapi i parë drejt rikthimit me shpejtësi të plotë, megjithëse me kujdes ekstrem për të shmangur çdo rrezik. Nëse konfirmohen ndjenjat optimiste edhe në ditët në vijim, nuk do të jetë herezi ta shohim Dybala në sfidën më të rëndësishme të sezonit, e cila mund të përcaktojë vazhdimin ose jot ë aventurës së Maurizio Sarri në stolin bardhezi.

Qëllimi është argjentinasi të bashkohet me grupin sa më shpejt, të martën. Sot, Dybala do të jetë në gjendje të shijojë një ditë pushimi, si pjesa tjetër e ekipit dhe Cristiano Ronaldo. Portugezi po rimerr energji për të kanalizuar të gjithë angazhimin e tij të afërt evropian, pasi njoftoi objektivin për titullin e tretë radhazi në sezonin e ardhshëm, përmes rrjeteve sociale.

Comments are closed.