Paulo Dybala është shumë pranë rinovimit të kontratës me Juventusin. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja torineze ‘”TuttoSport”, sulmuesi argjentinas i ka refuzuar ofertat e ardhura në drejtim të tij nga klube të mëdha, pasi preferon qëndrimin te kampionët e Italisë. Së fundmi në media u fol shumë për një interesim të Manchester United dhe Realit për Dybalan, por Juventusi duke parë edhe vullnetin e futbollistit vendosi të përgatisë kontratën e re që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës. Juve ndërkohë nuk ka ndërmend që të privohet nga argjentinasi, që pas afrimit edhe të Higuain, është bërë akoma edhe më i rëndësishëm për sulmin e bardhezinjve.